Ngjarje si në filma, i dyshuari iku në këmbë në Maqedoninë e Veriut pasi i la të lënduar tre policë

 

 

Një ngjarje si në filma ka ndodhur mbrëmjen e 2 shtatorit në Kaçanik.

Një person dyshohet se është larguar në drejtim të panjohur në territorin e Maqedonisë së Veriut pasi arriti t’i shmangej Policisë së Kosovës.

I dyshuari po drejtonte një automjet, i cili dyshohej se po përdorej për kontrabandë, dhe pasi vërejti se pas tij janë vënë njësitet e Policisë së Kosovës i njëjti goditi makinën e policisë.

Të lënduar nga goditja e tij mbetën tre policë, ndërkaq i dyshuari arriti të ikë drejtë Maqedonisë së Veriut.

Automjeti me mall të kontrabanduar thuhet se është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës së R. Kosovës

“Policia e Kosovës, njësiti i Task Forcës DRK-Lindje, gjatë patrullimit kanë vërejtur një kombi pa targa që dyshohet për kontrabandë dha gjatë ndjekjes i dyshuari mashkull kosovar drejtues i mjetit duke mos u ndalur ka goditur veturën zyrtare të PK-së ku si pasojë lëndime trupore kanë pranuar tre zyrtarë policorë që gjendeshin në automjet të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e R. Maqedoni Veri ndërsa automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës së R. Kosovës. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…