• Sat. Oct 11th, 2025

Nagavci ia huq “llogaritjeve”, i dha 60 mijë euro pa i plotësu kriteret

Bykfvanews

Sep 3, 2025

 

 

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka bërë të ditur se gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë së Arsimit për vitin 2024 janë evidentuar parregullsi serioze në procesin e subvencionimit të librave shkollorë. Sipas saj, mbi 60 mijë euro janë dhënë për qytetarë që nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, raporton KFVA.

Ajo nënvizoi se mbikëqyrja e dobët ka sjellë deri te shpërndarja e subvencioneve në mënyrë të padrejtë.

“Për këtë kemi folur edhe në konferencën paraprake, për pasqyrat financiare të MASHT-it për vitin 2024 është publikuar në qershor 2025. Aty kemi prezentuar mangësitë sa i përket çështjeve që ndërlidhen me subvencionimin e librave. ZKA-ja ka identifikuar mbi 60 mijë euro janë dhënë si subvencion apo kanë aplikuar qytetarë të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për fëmijët e tyre që të marrin subvencionimin për libra. Kjo ka ndodhur si pasojë e kontrolleve jo të mira nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit e cila e ka zhvilluar këtë praktikë”, tha Spanca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *