Mikrofoni i hapur “tradhton” Xi dhe Putinin: Diskutojnë për transplantet e organeve dhe pavdekshmërinë

 

 

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin janë dëgjuar duke folur për transplantet e organeve si një mënyrë për të zgjatur jetën, në krah të paradës ushtarake në Pekin.

Sipas përkthimeve të fjalëve të kapura nga një mikrofon i hapur, Putin sugjeroi se falë inovacioneve në bioteknologji mund të arrihet madje edhe “jeta e përjetshme”, shkruan BBC.

Momenti i pakontrolluar u regjistrua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror kinez, teksa Xi, Putin dhe Kim Jong-un ecnin së bashku në sheshin historik Tiananmen

“Dikur ishte e rrallë që dikush të kalonte moshën 70 vjeç, ndërsa sot thuhet se në atë moshë je ende fëmijë,” u dëgjua përkthyesi i Xi-së t’i thoshte Putinit.

Pas një pasazhi të pakuptueshëm nga Putin, përkthyesi i tij shtoi:

“Me zhvillimin e bioteknologjisë, organet njerëzore mund të transplantohen vazhdimisht dhe njerëzit mund të jetojnë gjithnjë e më të rinj, madje të arrijnë pavdekësinë.”

Xi më pas tha se parashikimet janë që këtë shekull ekziston mundësia që njeriu të jetojë deri në 150 vjeç.

Putin i përsëriti këto ide edhe përballë mediave ruse. Agjencia shtetërore “Tass” e citoi atë të thoshte: “Metodat moderne të rikuperimit, metodat mjekësore, madje edhe kirurgjikale, që lidhen me zëvendësimin e organeve, i japin njerëzimit shpresë për një jetë aktive më të gjatë. Mesatarja e moshës ndryshon nga një vend në tjetrin, por jetëgjatësia do të rritet ndjeshëm.”

Ndërkohë, Xi paralajmëroi se bota ndodhet përballë një zgjedhjeje mes paqes dhe luftës, teksa Kina prezantoi një arsenal të madh armësh përfshirë raketa bërthamore me rreze globale – për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…