Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku është mbajtur shqyrtimi fillestar në çështjen gjyqësore ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmani të cilët po akuzohen për kanosje ndaj tij.
Pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar, në të cilën Selmani u deklarua i pafajshëm, ai tha përpara medieve se Kurti duhet të dalë përpara Prokurorisë, raporton Periskopi.
Ai madje e ka quajtur “tuc” kryeministrin në detyrë.
“A frikësohet nga historia, që një ditë ndoshta ka me dënu historia e Kombit shqiptar. Edhe një gjë duhet ta ceki se ky tuc duhet të lajmërohet çdo herë në Prokurori t’i përgjigjet Prokurorisë. Unë konsideroj se jam i pafajshëm. Edhe një herë po e theksoj që prokuroria dhe gjykata duhet të respektohen në maksimum. Prandaj tucit i them edhe një herë publikisht që kur të thërret prokuroria të lajmërohet”, tha Selmani./KFVA/