by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ralph Ziman, artist dhe fotograf i njohur, ka kaluar dekada duke reflektuar mbi dhunën dhe pasojat e saj përmes artit. I lindur në Johannesburg të Afrikës së Jugut, Ziman tregon se që në moshë të vogël u përball disa herë me armët e zjarrit, përfshirë një moment dramatik në vitet ’70 kur një person i drejtoi atij dhe miqve të tij një pistoletë Magnum 45. “Kam qenë me shumë fat që shpëtova”, tregon ai për CNN, duke theksuar se kjo e bëri të mbante qëndrim të fortë kundër armëve.
Për më shumë se një dekadë, Ziman ka përdorur miliona rruaza tradicionale afrikane për të transformuar armët dhe mjetet ushtarake në vepra arti. Seria e tij “Weapons of Mass Production” filloi në vitin 2013 me krijimin e replikave të pushkëve AK-47, një simbol i çlirimit gjatë aparteidit që më vonë u kthye në armë krimi në Afrikën e Jugut, shkruan KFVA.
Në vitin 2016, ai dekoroi me rruaza një automjet Casspir, një mjet i blinduar i urryer gjatë aparteidit. Por projekti më ambicioz erdhi në vitin 2019: mbulimi i një avioni luftarak MiG-21 me mbi 35 milionë rruaza, një proces që zgjati më shumë se pesë vite dhe përfshiu mbi 100 artizanë nga komunitetet Ndebele në Afrikën e Jugut.
Për Ziman-in, përdorimi i rruazave nuk ishte vetëm estetik. Ai donte të ngrinte në nivel arti këtë mjeshtëri tradicionale, duke ruajtur njëkohësisht jetesën e artizanëve, veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19, kur mundësitë e punës u pakësuan ndjeshëm.
Avioni MiG-21, i ekspozuar këtë verë në Muzeun e Fluturimeve në Seattle, do të shitet pas një turi në SHBA. Të ardhurat do të përdoren për të financuar arsimimin e fëmijëve të artizanëve dhe terapinë me art për fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë. “Ky projekt flet për të kaluarën e dhunshme, por është më aktual se kurrë”, thotë Ziman, duke kujtuar se mjetet si Casspir frymëzuan edhe automjetet ushtarake amerikane të përdorura kundër protestuesve gjatë lëvizjes Black Lives Matter.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë një vendim anipse si qeveri në detyrë. Qeveria ka vendosur që t’i ndajë nga 100 euro për të gjithë studentët. Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së sotme, përcjell KFVA. “Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se mbrëmjen e së hënës ka nisur një operacion intensiv për kërkimin e Halim Ramadan Sopaj, i cili është raportuar i zhdukur më datë 05.10.2025 në fshatin Janiqishtë, Komuna e Malishevës. Në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet për të. “Ekipet tona
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të qytetit të Lipjanit. Shaban Avdyli pretendon se mbesa e tij u sulmua nga ana e edukatorës Behare Gashi. ‘’Si dajë, jam i tronditur dhe shumë i lënduar për mbesën time.Sot në mëngjes në qerdhe , një
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, tronditi opinionin publik. Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamje momentin kur vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Kalajës, shkruan JOQ, përcjell KFVA .