“Ethet e luftës” armatosin edhe Çekinë, Praga porosit 44 tanke gjermane Leopard 2A8

 

 

Me ethet e luftës që duket se kanë mbërthyer Europën mbarë, nuk ka ngelur pas në drejtim të armatosjes, as Republika Çeke, e cila ka porositur 44 tanke Leopard 2A8 të prodhuara në Gjermani.

Ministrja e Mbrojtjes Jana Černochova njoftoi se Praga do të blejë 44 tanke në fazën e parë për rreth 1.4 miliardë euro, me dërgesa të planifikuara për vitet 2028-2031.

Çekia po ashtu ka rënë dakord për një opsion për të blerë edhe 14 tanke të tjerë, me porosinë që do të konfirmohet në javët në vijim. Kroacia po ashtu ka porositur gjithashtu 50 tanke të këtij modeli, por Republika Çeke po porosit veçmas edhe 19 versione të specializuara të 2A8, kështu që mund të ketë deri në 77 në total.

Shteti i Evropës Qendrore po punon për modernizimin e forcave të armatosura, duke blerë armë perëndimore si helikopterë dhe radarë.

Vitin e kaluar, ajo miratoi blerjen e tankeve të vjetra Leopard 2A4 dhe mori tanke shtesë si pjesë e një marrëveshjeje në të cilën Gjermania kompensoi për tanket që Praga i dërgoi Ukrainës.

Republika Çeke po ashtu ka porositur gjithashtu avionë luftarakë amerikanë F-35.

Černochová njoftoi të mërkurën se Ministria e Mbrojtjes po vazhdon me planin e saj për të blerë armë të vogla nga prodhuesi çek Česká Zbrojovka. Vendi do të armatoset gjithashtu me 18 automjete motorike Supacat Extenda nga LPP çeke.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…