Rrebeshe shiu e rrufe, parashikimi i motit për nesër dhe të enjten

 

 

Një sistem me presion të ulët nga Italia po lëvizë në drejtim të vendit dhe rajonit tonë të mërkurën dhe të enjten.

Nën këto kushte, pritet mot me vranësira dhe intervale me diell, të cilat herë pas here dhe lokalisht do të përcillen me rrebeshe shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.

Në disa zona, stuhitë do të jenë me lëvizje më të ngadalshme, të cilat mund të çojnë në vërshime.Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara, priten erëra jashtëzakonisht të fuqishme, deri në 100 km/h, të cilat parashihet të sjellin edhe dëme materiale.

Nga e premtja e deri në fundjavë, parashihet mot me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar, sidomos të dielën. /KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…