Në fshatin Junake të Zveçanit janë gjetur tri armë të fshehura në një gyp në pyll.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Reporteri.net se janë gjetur një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë.
Lidhur me rastin, Elshani tha se nuk ka ndonjë të arrestuar.
“Në fshatin Junake, Komuna Zveçan rreth orës 15:00 Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë, një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat. Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar”, ka deklaruar Elshani./KFVA/
