• Sat. Oct 11th, 2025

MPJD: Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga shteti slloven është drejt finalizimit

Bykfvanews

Sep 2, 2025

 

 

Procesi i njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës nga shteti slloven, është drejt finalizimit.


Kështu së paku ka thënë ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë një takimi të zhvilluar me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon.

Në takim, sipas njoftimit të MPJD-së, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të të dyja vendeve, si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

“Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve”, u tha në njoftimin e MPJD-së.

Gërvalla ka falënderuar Fajonin për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik, duke e vlerësuar këtë mbështetje si dëshmi të rolit të Sllovenisë si një mike dhe partnere e vendit tonë.

“Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë”, theksoi Gërvalla./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *