• Sat. Oct 11th, 2025

Çka ka shpija, kallëxon “fëmija”: Vetëvendosje përmes Kurteshit e Krasniqit akuzon ndërkombëtarët për “mbrojtje të krimit”

Bykfvanews

Sep 2, 2025

 

 

Për t’u koordinuar me aleatët ndërkombëtarë, Vetëvendosjes nuk ia do hiç, por kur vie puna për sulme, partia e Albin Kurtit nuk kursehet. Kështu dje, VV i aktivizoi “të fortit” e partisë për t’i sulmuar ndërkombëtarët. Sami Kurteshi e Alban Krasniqi dje në mbledhjen e KQZ folën “zi e terr” për ambasadorët e QUINT-it, shkruan KFVA.

Derisa po diskutohej për vendimin e Gjykatës Supreme, dyshja e VV-së nuk u kursyen fare, duke hedhur akuza të rënda ndaj ndërkombëtarëve.

Alban Krasniqi që është edhe burri i deputetës Albulena Haxhiu, ka thënë se ShBA e Bashkimi Evropian po e mbrojnë Listën Serbe si “organizatë kriminale”.

“Aty nuk do të ketë demokraci ku garon Lista Serbe, e dinë ambasadorët e QUINT-it, vetë e kanë deklaru. Edhe ata janë në mbrojtje të organizatave kriminale për hesape të tyre politike të ngushta apo karrierës”, tha ai.

“Vendimmarrje e qëllimtë si rezultat i presioneve, as të ambasadroëve, do diplomatëve që sillen këndje, e shërbëtorëve që sillën poshtë e lartë”, tha ai.

Në anën tjetër, Sami Kurteshi si cdo herë edhe dje eskaloi.

Sipas tij, deklaratat publike që kanë bërë ambasadat e huaja në Kosovë pas vendimit që ishte marrë nga KQZ-ja për moscertifikimn e Listës Serbe ishte ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Gjykatat e rrëzuan nën presion. S’ka gjykatës në Kosovës, e as prokuror, që kishte me kundërshtuar një deklarata publike të ambasadave të huaja, sidomos të asaj amerikane. Kjo flet për pavarësinë e gjyqësorit…Gjykatat e kanë shkelur ligjin…Deklaratat publike të ambasadave të vendeve të QUINT-it janë hipokrizi arrogante, ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të Kosovës”, tha dje Kurteshi në KTV.

Po dje, edhe deputetje e Vetëvendosjes, Albulen Haxhiu u tregua e ashpër me ambasadorin gjerman Jorn Rohde.

“Është gabim.Nuk mundet me na tregu neve ambasadori gjerman për urat”, tha Haxhiu kur u pyet rreth deklaratës së ambasadorit rreth urës së re në Mitrovicën e veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *