• Sat. Oct 11th, 2025

Burrë e grua nxjerrin “vner” prej goje për gjyqësorin e Kosovës

Bykfvanews

Sep 2, 2025

 

 

Burrë e grua nxorën prej goje zi e terr për gjyqësorin e Kosovës, të hënën.

Ishte burri i nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi e cili e nisi duke u lëshuar në deklarata skandaloze, përcjell KFVA.

Ai tha gjatë mbledhjes së KQZ-së se “Gjykata Supreme vetëm i ka delegjitimu anëtarët e KQZ-së” me vendimin se Lista Serbe duhet të certifikohet. Krasniqi shtoi se “Nuk mendoj që shteti duhet me ra në nivelin e këtyre presioneve” dhe përmendi “diplomatët e huaj”, që sipas tij po mundohen ta “legalizojnë” këtë parti.

“Ne nuk mund të presim vendime të gjykatave për secilin person veç e veç”, tha ai.

Ai e quajti vendimin e Supremes për certifikimin e Listës Serbe si “koordinim kriminal të organeve tona të drejtësisë” dhe shtoi: “I mbuloftë turpi”, duke paralajmëruar se ata do të japin “përgjegjësi herdokur”.

Madje Krasniqi u lëshua në gjuhë të ulët edhe ndaj gjyqtarit të Gjykatës Supreme, Zenel Leku, duke i përqeshur deri edhe mbiemrin.

“Po e bëj publikisht të ditur faktin që unë kam dërguar email zyrtar të ai personi që e ka emrin gati si Zllatan Eleku qashtu po qashtu dulë edhe me mënyrën si e ka drejtu këtë proces – Zenel Leku a kush është ky kryesuesi.”, tha ai.

Kësaj deklarate pati reagime nga Supremja ku shprehu shqetësim të thellë duke i cilësuar deklaratat e Krasniqit si “sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të një gjyqtari dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë”.

“Lakimi dhe krahasimi i emrit të gjyqtarit Zenel Leku është tentativë e ulët për ta dëmtuar figurën e tij dhe për ta minuar besimin në drejtësi”, thuhet në kundër-reagim.

Me deklarata turpëruese pasoi edhe gruaja e tij, e njëherit deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se po ulin kokën e po fshehin dosen e korrupsionit.

“Sa herë bëjnë punë të mira e ka duartrokitjen tonë”.

Gazetari iu drejtua duke i thënë “disa herë e keni drejtuar gishtin tek gjyqësori”, Haxhiu e përsëriti “sa herë bëjnë punë të mira e kanë duartrokitjen tonë”.

“Sa herë e ulin kokën dhe fshehin dosjet e korrupsionit të zyrtarëve që janë të korruptuar, kanë keqpërdorë detyrën, natyrisht që do të flasim. Mbi 200 dosje i kemi dërgu në prokurori, qysh bre asnjë s’e gjetën që ka shkelje a, një? Të paktën vetëm një. Por kur dikush po akuzon dikë nga VV’ja, menjëherë të nesërmen e dërgojnë policinë me mar dosje”, ka deklaruar ajo në kanal10.

Përndryshe kjo e fundit, për katër vjet ishte në karrigen e Ministres së Drejtësisë. Megjithatë, sulmet e saj ndaj gjyqësorit s’kanë pasur të ndalur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *