Vjen goditja e radhës për LDK-në – aktivisti i zëshëm kalon tek Beka!

 

Bekim Ajeti, një prej aktivistëve të njohur të degës së pestë të LDK-së, ka vendosur të largohet nga partia e tij e dikurshme për t’iu bashkuar Beke Berishës dhe aleancës së tij në lagjen Hajvali.

Arsyeja? Prej paknaqësisë së thellë me premtimet boshe të LDK-së dhe mungesës së realizimit të tyre, Ajeti ka zgjedhur të mos mbetet më peng i lojërave politike të një partie që harron ata që i shërbejnë.

Me këtë veprim, Beke Berisha forcon pozitat e tij dhe dëshmon se veprimet konkrete dhe respekti ndaj njerëzve kanë më shumë vlerë sesa fjalët e bukura të LDK-së që nuk materializohen kurrë.

Një mesazh i qartë për LDK-në: ata që punojnë dhe angazhohen nuk mund të mbeten gjithmonë peng i premtimeve të pambajtura. Beke Berisha tregon se në politikë, vlerësohet veprimi dhe rezultati, jo lojërat e brendshme dhe injorimi i të zotëve të punës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…