“U godit nga vinçi në kokë” – Vdes një 35 vjeçar në vendin e punës në Suharekë

 

 

Një 35-vjeçar ka humbur jetën sot në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Viktima dyshohet se është goditur në kokë nga një vinç gjatë operimit me pajisjen në një kompani private, përcjell KFVA.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 01.09.2025, rreth orës 14:30, stacioni policor në Suharekë është informuar nga Emergjenca se ka pranuar një person me lëndime të rënda. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar se personi, P.O., rreth 35-vjeç, nga fshati Mushtisht, ka arritur pa shenja jete”, deklaroi Bytyqi.

Sipas informacioneve të para, viktima ishte duke operuar një vinç kur, në rrethana ende të paqarta, është goditur rëndë në kokë. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë kompetente, përfshirë Inspektoratin e Punës dhe Prokurorinë. Hetimet

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…