Shtatori nis i ngrohtë, mesjava sjell rrebeshe lokale e rrufe – parashikimi i motit për këtë javë

 

 

Sot, më 1 shtator, kemi hyrë në vjeshtën meteorologjike, ndërsa moti po vazhdon të jetë ende i ngrohtë. Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave më të ngrohta ajrore, të cilat do të fuqizohen të martën.

Të mërkurën, pritet të depërtojnë masa më të ftohta dhe të lagështa nga Italia, me origjinë nga Oqeani Atlantik. Si pasojë, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht do të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të pësojnë ulje.

Edhe të enjten do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa vende-vende priten rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Nga e premtja e deri në fundjavë, parashihet mot me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar, sidomos të dielën.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here do të jetë mjaft e fuqishme në mesjavë, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 34°C.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…