Kurti në ‘Hasan Prishtina’: Zgjedh që mos të sfidohet me detyrë matematike

 

 

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka uruar fëmijët me rastin e 1 Shtatorit- fillimit të vitit shkollor.Ai bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar njërën nga shkollat e Prishtinës, përcjell KFVA.

Kurti u shpreh se në moshat e hershme dashuria e mësuesit dhe mësueses është jo më pak e vlefshme sesa ajo e prindërve

‘’Dita e parë e klasës së parë është një ditë e veçantë për çdo fëmijë dhe çdo prind. Këtë vit shkollor, në nivel vendi janë afër 25 mijë fëmijë që nisin mësimet në klasën e parë, që takojnë mësueset e mësuesit e tyre dhe që fillojnë miqësitë e para me shokët e shoqet e klasës dhe gjeneratës.Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizituam nxënësit e klasës I/1 të shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me mësuese Drita Bashota, dhe i uruam përzemërsisht fillim të mbarë e rrugëtim të suksesshëm përgjatë gjithë shkollimit.I inkurajoj të gjithë mësimdhënësit që të jenë sa më afër fëmijëve dhe nxënësve, sepse në moshat e hershme dashuria e mësuesit dhe mësueses është jo më pak e vlefshme sesa ajo e prindërve’’, ka shkruar Kurti.

Dashamirësia që tregojmë për të tjerët dhe për ta bëhet faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe edukimin e tyre, ka shtuar më tutje ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…