Kulmi: Foli zi e terr për UÇK’në, Basha thotë se do ta vizitojë Prekazin

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha u justifikua për shkrimin skandaloz kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton KFVA

Ai para mediave kërkoi falje duke thënë se ishte i pakujdessëm e i pavëmendshëm.

Basha po ashtu paralajmëroi se do të zhvillojë vizita në Prekaz e te familja e presidentit Ibrahim Rugova.

“Sigurisht që do të shkojë t’i vizitojë. Ato janë vende të shenjta të të gjithë shqiptarëve. Po besoj që në një kohë shumë të shkurtër, marrë parasysh angazhimet që i kemi pasë këto ditë. Patjetër se do ta vizitojë edhe Prekazin, do ta vizitojë edhe familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe e çmoj e vlerësoj secilin person që ka kontribuuar për shtetin tonë”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…