Arrestohet në Prizren 36 vjeçari në kërkim, ishte i dënuar me mbi 4 vjet burgim

 

 

Një person është arrestuar në Prizren pasi ishte i dënuar me 4 vjet e 100 ditë burgim për vjedhje grabitqare.

Bëhet fjalë për B.S. 36 vjeç.

“Me datën 01.09.2025, Policet e Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizojnë urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar B.S., 36 vjeçar, mashkull nga fshati Malësi e re , KK Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me katër (4) vite e 100 ditë burg efektiv për veprat penale Vjedhje dhe Vjedhje Grabitqarë. I dyshuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…