A do të japë dorëheqje Basha për t’ia liruar vendin Haxhiut, deklarohet Peci

 

 

Ministri në detyrë i Buqësisë, Faton Peci ka folur lidhur me përzgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit.

Peci foli edhe në lidhje me atë se do të japë dorëheqje Dimal Basha për t’ia liruar vendin Albulena Haxhiut.

“Nuk e besoj një opsion të tillë. Kryetari i Kuvendit e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve, kjo është teori konspirative, nuk mundet me ushtru nënkryetari, për shkak se heqja dorë, teorikisht dhe praktikisht dhe në bazë të praktikës të pozicionit të kryetarit të Kuvendit, shtron nevojën e zgjedhjes së një kryetari të ri. Nuk udhëheqet ashtu, mundet me qenë një seancë. Kryetari Dimal Basha është kryetar legjitim, legal”, u shpreh tutje ai.

Ai tha se propozimi i Bashës nuk ka qenë bllof dhe u shpreh se e ka përkrahjen e krejt grupit të tyre të deputetëve.

“Nuk ka qenë bllof Dimali, ka qenë një përpjekje, aty disktohet, hapet diskutimi me cilin mundemi me shku, mes tjerash ka  ardhur si propozim Dimali”, u shpreh ai

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…