20 vite punë dhe 815 milionë euro, Kroacia gati të hapë autostradën që e përshkon mes përmes

 

 

Brenda rreth një muaji autostrada A5, ose Korridori Vc që kalon mes përmes Kroacisë, më në fund do të hapet për qarkullim pas 20 vitesh punime.

Në seksionin e fundit të kësaj rruge me gjatësi 88.6 kilometra, nga Beli Manastiri deri në kufirin me Republikën e Hungarisë, këto ditë po përpunohen detajet e fundit përpara inspektimit teknik.

Pasi të lëshohet leja e funksionimit seksioni do të hapet zyrtarisht në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, dhe trafiku në këtë autostradë në profilin e saj të plotë do të fillojë.

Sa i përket vlerës totale të projektit, sipas faturës nga ministria e Infrastrukturës autostrada ka kushtuar 815 milionë e 526 mijë euro. Ky është një projekt që, përveç autostradës, përfshin edhe ura mbi lumenjtë Drava dhe Sava, të cilët u emëruan sipas Brigadave të Gardës Sllave.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…