Vdes një e mitur si pasojë e aksidentit në Zabel të ulët të Drenasit, policia jep detaje

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Zabel i ulët në Drenas.

Në aksident ishte përfshirë në automjet, por ka përfunduar me fatalitet – një vajzë e mitur ka vdekur.

Në këtë aksident janë edhe katër persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…