Kushte të paqëndrueshme meteorologjike, parashikimi i motit për javën e parë të shtatorit

 

 

Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e para të javës kushtet meteorologjike janë stabile, ndërsa nga e mërkura do të ketë sërish reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 8-16 gradë celsius, e maksimalet mes 22-33 gradë.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme (01-05 shtator 2025)

E hënë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 10 – 15°C
Temperaturat maksimale: 25-30
Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

E martë

Moti me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale: 8– 12°C
Temperaturat maksimale: 27-33°C
Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të pakta, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe
shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale: 8– 13°C
Temperaturat maksimale: 22-27°C
Era: kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e forte.

E enjte

Moti me diell dhe vranësira te pjesshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë
kryesisht parashihen të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale: 9– 15°C
Temperaturat maksimale: 23-27°C
Era: nga verilindja, 1–5 m/s

E premte

Mot me diel dhe vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë të fokusuara për rreth
relievit malor.
Temperaturat minimale: 10-13°C
Temperaturat maksimale: 24-28C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…