Hamiti: Me votat që i mori, Albin Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve

 

 

Muhamet Hamiti i LDK’së ka thënë se në zgjedhjet e 9 shkurtit Kurti kërkonte 500 mijë vota mirëpo nuk kishte ofruar program.

“M’i jepni 500 mijë vota, thoshte Albin Kurti, pa ofruar program. As 7 muaj mbas zgjedhjeve nacionale të shkurtit kurrë program s’ka përmendur. Nuk e kam premtuar, do të mund të thoshte. Punë dhe drejtësi ka pasë premtuar më 2021. Bëri punësime nepotiste dhe partiake, bëri korrupsion masiv qeveritar, i shkeli pamëshirshëm Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. E bëri të kundërtën e asaj që e kishte premtuar, siç i ka hije demagogut populist.”

Ai ka shtuar se me votat që i mori në zgjedhje, Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve.

“Me votat që i mori sivjet, Albin Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve: nuk ka Kuvend të konstituuar, nuk ka Qeveri me mandat të plotë. Po sundon lideri i VV-së në kundërshtim me normat demokratike, me Kushtetutën e Kosovës, të cilën e shkel për qejfi.”

Hamiti ka thënë se Kurti dhe VV po e rrezikojnë rendin demokratik dhe kushtetues të Kosovës.

“Ndërkohë, sejmenët e tij partiakë dhe medialë, sikur edhe Kurti vetë, vazhdojnë t’i fajësojnë qeveritë e mëhershme për dështimet e tij. As sanksionet e BE-së që ia solli Kurti Kosovës nuk u bëjnë përshtypje. As Marrëveshja e Brukselit për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë që e pranoi Kurti. Albin Kurti me VV-në e tij, por edhe partnerët që janë rreshtuar me ta, po e rrezikojnë rendin demokratik dhe kushtetues të Kosovës. Po e rrezikojnë shtetin.”

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…