“Bota do ta kuptojë së shpejti”- Postimi enigmatik i Trump: Asgjë s’mund ta ndalojë atë që po vjen

 

 

Një postim enigmatik i bërë të shtunën në mbrëmje nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në rrjetin e tij social Truth Social, ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje.

Trump publikoi një lidhje që çon në një postim të një pale të tretë, ku shfaqet një fotografi e tij me duart e ngritura lart, ndërsa në sfond duket një glob i tokës.

Në mbishkrimin e fotos thuhet:
“Bota së shpejti do ta kuptojë. Asgjë nuk mund të ndalë atë që po vjen.”

As fotografia dhe as mesazhi nuk shpjegojnë drejtpërdrejt se për çfarë bëhet fjalë, duke lënë vend për interpretime të ndryshme mes ndjekësve të Trump dhe analistëve politikë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…