Aksident tragjik në Peqin, humbin jetën dy 23-vjeçarë

 

 

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë urës së Teqes.

Sipas burimev, një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Në automjet ndodheshin dy të rinj: Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç dhe Denis Zeqir Korbi, po ashtu 23 vjeç, të dy banues në Peqin.

Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të rënda dhe humbën jetën në spital.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…