Vdes një 24-vjeçare pasi u plagos në një poligon në Prishtinë, arrestohet zyrtari i poligonit

 

 

Një 24-vjeçare ka vdekur në një poligon në Prishtinë, pasi është plagosur me armë zjarri, shkruan KFVA.

E njëjta ka vdekur mbrëmë, teksa Policia ka arrestuar zyrtarin përgjegjës të poligonit.

” Mbrëmë rreth orës 19:30, është raportuar se në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë, një femër është plagosur me armë zjarri. Menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës femër, L.S, 24 vjeçare. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…