Pa e zgjedhur nënkryetarin serb, Dimal Basha e konsideron Kuvendin e konstituar – cakton mbledhjen e parë të Kryesisë

 

 

Kryeparlamentari i Kuvendit, Dimal Basha, ka caktuar mbledhjen e Kryesisë, ndonësen dështoi zgjedhja e nënkryetarit serb, shkruan KFVA.

Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pas zgjedhjes së pesë nënkryetarëve. Nga radhët e komunitetit serb, asnjë prej kandidatëve s’arriti t’i marrë votat e nevojshme.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër sit ë vazhdojmë…meqenëse nuk ka mundësi tjetër se si të vazhdohet tutje, kjo seancë konsiderohet e mbyllur. Pas përmbylljes së seancës konstituive, konsideroj që Kuvendi duhet ta vazhdojë punën siç parashihet me Kushtetutë.

Do t’i konsultoj anëtarët e zgjedhur te Kryesisë”, tha Basha.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…