Haxhiu: Ecim tutje, me Qeveri të re ose zgjedhje të reja – s’ka rrugë tjetër

 

 

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena haxhiu, ka folur pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb dhe konstatimit nga kryetari i Kuvendit se konstituimi është mbyllur.

Haxhiu ka thënë se s’mund të bllokohet Kuvendi për shkak të një nënkryetari dhe sipas saj duhet të vazhdohet tutje, me Qeveri të re ose zgjedhje të reja.

“Duhet të ecim para me kryesinë aktuale. Jemi të interesuar të ecim para, me qeverinë e re ose me zgjedhje”, ka deklaruar Haxhiu

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…