Abdixhiku: Thirrja e mbledhjes së Kryesisë nga Basha antikushtetuese, s’marrim pjesë në çmenduri të tilla

 

 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se s’do të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të thirrur nga Dimal Basha.

Ai ka thënë se Basha ka konstatuar gabimisht se seanca është konstituar, meqë Kushtetuta e thotë qartë që një gjë e tillë konsiderohet vetëm pasi të jenë zgjedhur të gjithë nënkryetarët.

Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë nga Basha, Abdixhiku ka thënë se është antikushtetuese dhe s’marrin pjesë.

“S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…