Vëllai i Agon Zejnullahut: Dy muaj pa raport të autopsisë, është e çuditshme

 

 

Alban Zejnullahu, vëllai i Agonit që humbi jetën në rrethana të dyshimta, ka duke shprehur zhgënjimin e thellë me institucionet shtetërore.

“Kanë kaluar një javë e dy muaj dhe ne si familje, bashkë me avokatin tonë, kemi kërkuar qasje në informata, por nuk kemi marrë asgjë. Fare nuk e dimë çka po ndodh me raportin e tyre me IML. Asnjë përgjigje nga asnjë institucion zinxhiror i shtetit tonë. As edhe diçka. As avokati nuk ka pranuar ndonjë raport nga institucionet tona shtetërore. E vetmja deklaratë që kemi jepe është atëherë në IPK. Në vendet tjera as nuk na kanë kontaktuar. Është e çuditshme dhe e dhimbshme për ne,” tha Zejnullahu në T7.

Ai theksoi se familja po përballet me vështirësi të mëdha:

“Çdo ditë po bëhet më e vështirë. Asgjë nuk është si më parë. Nuk na kanë lejuar as të jemi pjesë e procesit gjyqësor. Dhe që nga ajo kohë nuk kemi pranuar asnjë ftesë. Është sikur as nuk u intereson për ne.”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…