Shoqata e Prokurorëve: Deklarata e Fitore Pacollit, e pavërtetë dhe e pabazuar

 

 

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës i ka quajtur të pavërteta deklaratat e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt.


Pacolli, kishte thënë se Isufaj ka gisht në grafitet anonime që ishin për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, në të cilat thuhej: “Albin, dorëzohu në Prokurori”.

Për këtë, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, sipas një reagimit të lëshuar për media, ka pohuar se cenon besimin në drejtësi.

“Shoqata thekson se shkrime dhe deklarata të tilla janë të pavërteta dhe të pabazuara, dhe cenojnë integritetin e sistemit prokurorial si dhe besimin e qytetarëve në drejtësi”, ka deklaruar shoqata, sipas RTK-së.

“Shoqata nënvizon se çdo tentim për të vënë në shënjestër prokurorët përmes deklaratave politike është sulm ndaj pavarësisë së institucionit të Prokurorisë dhe, si i tillë, është i papranueshëm”, citohet më tej të ketë thënë Shoqata e Prorkurorëve të Kosovës.

Gazeta sot ka raportuar për grafitet në fjalë, të cilat ende nuk dihet kush e kur i realizoi.

Poashtu, Gazeta ka provuar ta kontaktojë edhe vetë Isufajn për deklaratën e Pacollit, megjithatë kjo ka qenë e pamundur pasditen e së premtes.

Mirëpo, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, tha se ky institucion nuk komenton deklarimet politike.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…