Pas produkteve ushqimore, shtrenjtohen edhe produktet e drurit, tekstilit e metalit

 

 

Çmimet e produkteve ushqimore, përfshirë edhe atyre esenciale kanë shënuar ngritje këtë vit.

Qytetarët janë ankuar se krahasuar me standardin jetësor në vend, çmimet janë shumë të larta.Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit në korrik të këtij viti krahasuar me atë të vitit të kaluar janë prej 4.3% më të larta.

Çmimi i vajrave dhe yndyrave është rritur për 9,9% %, mishit për 12,7%, pemëve (12,3%, perime 10,7% ndërsa kafes dhe çajit për 16,9%).

Ndërsa, përveç ushqimeve ngritje pati edhe të çmimeve të produkteve të drurit, prodhimeve të tekstilit, atyre të gomës e plastikës si dhe produkteve të fabrikuara metalike.Njohës të ekonomisë thonë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të produkteve te tjera.

Bellaqa tha se shqetësues është edhe fakti që Kosova varet më shumë nga importi.

Me daljen në tregun e lirë energjetik, bizneset e mëdha kanë paralajmëruar edhe më tej ngritje të çmimeve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…