Një burrë gjendet pa shenja jete në Skenderaj, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

 

 

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Skenderaj, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia tha se në vendngjarje kanë dalë njësitët policore dhe emergjenca, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Skenderaj  28.08.2025-10:00. Është raportuar për një  viktimë mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…