Nënshkruhet dekreti: Kosova rreshtohet me SHBA-në në luftën kundër terrorizmit

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përpjekjet globale kundër krimit të organizuar transnacional, terrorizmit dhe narko-kartelëve.

Në një deklaratë publike të bërë sot, Osmani njoftoi se ka nënshkruar një Dekret Presidencial me të cilin Kosova harmonizon plotësisht përcaktimin e organizatave të huaja terroriste me atë të Shteteve të Bashkuara, duke u bazuar në urdhrat ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump, të lëshuar në janar të këtij viti.

“Historia vërteton një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në nivel global,” theksoi Osmani.

Ajo shtoi se Kosova do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së në promovimin e këtij vizioni dhe në luftën kundër të gjitha rreziqeve që kërcënojnë sigurinë kombëtare të aleatit më të rëndësishëm të vendit.

Ky hap vjen në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale dhe terroriste është bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në përballjen me sfidat globale të sigurisë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…