Merz paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë “për muaj të tërë”

 

 

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha më 29 gusht se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vazhdojë për “muaj të tërë” pavarësisht përpjekjeve të fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit.

Duke folur së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Francë, Merz tha se ai nuk ka “iluzione” për mundësinë e një përfundimi të shpejtë të luftës dhe u zotua se “ne nuk do ta braktisim Ukrainën”.

Merz tha se nuk ishte “i befasuar” nga vonesat e vazhdueshme të Kremlinit mbi përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të organizuar bisedime të drejtpërdrejta mes liderit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ajo është pjesë e strategjisë së këtij presidenti rus”, tha ai.

“Që më herët këtë javë më u bë e qartë se presidenti Putin nuk është i gatshëm të takohet me presidentin Zelensky dhe ka vendosur kushtet paraprake që janë krejtësisht të papranueshme”, shtoi ai.

Kancelari gjerman gjithashtu tha se mbajtja e aleatëve të Ukrainës të bashkuar në të ashtuquajturën “koalicion të vullnetit” është “një nga detyrat tona më urgjente”.

Presidenti Trump ka mbajtur një samit me Putinin në Alaskë më 15 gusht. Më pas, ai ka pritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedime Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë. Udhëheqësi amerikan ka vendosur një afat dyjavor për të parë se si do të sillen palët, pas së cilit do të vendosë se si do të veprojë

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…