Bie fluksi i daljeve nga Kosova, pritjet deri në 30 minuta

 

 

Pika kufitare me Serbinë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë ende e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës, ndonëse fluksi i daljeve në këtë pikë kufitare ka rënë dukshëm krahasuar me javën që lamë pas.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, për të dalë nga Kosova udhëtarët mëngjesin e sotëm po presin nga 20 deri në 30 minuta.

Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 15 minuta ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, në Jarinje dhe 10 minuta në pikën kufitare në Mutivodë.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata, ato janë nga 3 deri në 5 minuta.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…