VV po insiston të votohet Rashiqi, por 10 vjet më parë i njëjti i ishte bashkuar Listës Serbe

 

 

Deputetët e Vetëvendosjes duke u thirrur në “patriotizëm”, po vazhdojnë të bëjnë thirrje që ta votojnë Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit në radhët e komunitetit serb.

Edhe sot, kur pas pak pritet të nis seanca e Kuvendit për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet, Rashiq ka konfimuar se do të vetëkandidohet për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.

Me qëllim të mos ketë nënkryetar nga Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës, përpjekja e VV’së për ta zgjedhur Rashiqin nënkryetar nga ky komunitet po vlerësohet edhe jokushtetues.

Kujtojmë se në profilin e Rashiqit, që VV po insiston të votohet sot në Kuvend, figuron emri i tij si pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe.

10 vjet më parë, kryetari i PDS-së, Nenad Rashiq iu ishte bashkuar Listës Serbe, pas një takimi që kishte me kryetarin e kësaj liste asokohe, Aleksandar Jabllanoviq.

“Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, i bënë me dije opinionit publik se ky grup parlamentar është përforcuar edhe me një deputet tjetër nga komuniteti serb. Sot në një takim në zyrën e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, ku morrin pjesë kryetari i kësaj liste, Aleksandar Jabllanoviq, deputetët e kësaj liste si dhe kryetari dhe deputetit i vetëm i Partisë Demokratik Progresiste, Nenad Rashiq, u arrit marrëveshja që partia e këtij të fundit të futet në Grupin Parlamentar të Listës Serbe”, thuhej në njoftimin e Listës Serbe.

Në seancën e fundit të mbajtur, Rashiq, nuk mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…