Supremja hedh poshtë ankesën, nuk certifikohet kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit

 

 

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruar nga Korab Mushkolaj, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Deçanit.

Mushkolaj kishte ushtruar ankesë ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, i cili kishte konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për refuzimin e certifikimit të tij si kandidat për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Gjykata Supreme, pas shqyrtimit të çështjes, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e PZAP-së, duke konstatuar se ankesa e Mushkolajt është e pabazuar.

Kjo nënkupton se Korab Mushkolaj nuk do të mund të garojë në zgjedhjet lokale për Komunën e Deçanit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…