by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dje në mediat e Kosovës u shpërnda një artikull skandaloz në të cilin pretendohej se UÇK-së ishte ndihmuar duke iu siguruar asaj fonde nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare. Në këtë artikull thuhej edhe se ndihma ndaj UÇK-së nga këto grupe nuk ishte vetëm në këtë formë. Megjithatë, këto konstatime s’ishin arsyeja e vetme që u cilësua si skandal artikulli në fjalë, por bashkautorësia në këtë artikull e kryetarit të sapo zgjedhur të kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Tjetri, është autorja Jana Arsovska.
I pari, pra Basha, u përballë me kritika të shumta. Mes tyre, u kërkua edhe të iniciohet shkarkimi i tij i menjëhershëm nga pozita që sapo e ka marrë.
Por, kush është Jana Arsovska?
Për Arsovska e cila është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, menjëherë sa doli artikulli filluan kritikat e diskutimet. Ndër to, për Arsovskan foli mbrëmë edhe Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i AKI-së. Ai tha se Arsovska ‘‘e shpjegon Ballkanin përmes krimit të organizuar shqiptar sipas saj”.
Arsovska, në të dhënat për të, bëhet e ditur se është profesorësh e asociuar në departamentin e Sociologjisë në Kolegjin për Drejtësi Penale në ‘’John Jay’’ në New York.
Aty bëhet e ditur edhe se e njëjta, ligjëron për Drejtësia Penale Ndërkombëtare, Kriminologjia Ndërkombëtare, Krimi dhe Drejtësia Ballkanike, Teoria Kriminologjike.
Sa i përket gjërave që ka publikuar, Arsovska është edhe autore e një libri ku në thelb ka shqiptarët. Titulli i librit të saj është “Dekodimi i krimit të organizuar shqiptar. Kultura, politika dhe globalizimi”.
Por, kjo s’është e gjitha.
Arsovska i ka kushtuar edhe artikuj të tjerë shqiptarëve, dhe tentimeve të saja për ‘’krimin e organizuar shqiptar’’.
Ajo është autore edhe e artikullit ‘‘Krahasimi i lëvizshmërisë kriminale: Rasti i Kamorrës napolitane dhe krimit të organizuar shqiptar’.’.
Sigurisht kjo nuk është e tëra. Arsovska del të jetë autore edhe e “Mësimi organizativ, përshtatja dhe racionaliteti: Zgjerimi i krimit të organizuar shqiptar në qytetin e Nju Jorkut, Krimi, Ligji dhe Ndryshimi Shoqëror”.
Bashkautorja e Bashës gjatë punimeve të saja i ka kushtuar një artikull edhe emigrantëve shqiptar në ‘’shoqëritë perëndimore’’. Edhe këtu, ajo shfaqe tendenca e saj për të kriminalizuar të njëjtit. Në këtë rast, ajo i ka kushtuar një artikull të quajtur “Perceptimet e emigrantëve etnikë shqiptarë në shoqëritë perëndimore. Mafiozë të pamëshirshëm apo emigrantë punëtorë? Rishikimi Evropian i Krimit të Organizuar”.
Arsovska ka bërë një artikull edhe për luftën e Kosovës. Të njëjtin ajo e ka titulluar “Rivendosja e drejtësisë pas konflikteve të dhunshme në shkallë të gjerë: Kosova, Kongo dhe çështja izraelito-palestineze”.
Sigurisht, përveç këtyre, është edhe artikulli i shpërndarë dje. I njëjti titullohet “Nga fundamentalizmi islamik te radikalizimi. Roli i rrjeteve të avokimit në shpjegimin e procesit të radikalizimit të komuniteteve shqiptare në Kosovë, Dialogu i Sigurisë”. Ky i fundit, është edhe artikulli në të cilin Basha është bashkautor.
Në artikullin e Bashës dhe Arsovska’s thuhet edhe se trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së. Përveç këtij aludimi, në artikull aludohet edhe se agjencitë perëndimore të inteligjencës mbyllën sytë ndaj lidhjes kriminalo-politike që po shfaqej në Kosovë.
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ish-deputeti i Kuvendit, Kadri Kastrati, ka reaguar pas arrestimit në Kroaci të një shtetaseje serbe, ish-punonjëse e UNMIK-ut dhe EULEX-it, e dyshuar për spiunazh. Ai ka thënë se ky rast është shqetësues për Kosovën dhe jo për Kroacinë, pasi sipas tij, aktivitetet e saj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se Kosova ndodhet në një bllokadë të rrezikshme për shtetin dhe qytetarët. Kjo sipas tij vjen nga frika për të dal në opozitë. “Frika nga dalja në opozitë, frika nga shkuarja në zgjedhje dhe frika nga marrja e vendimeve po e mbajnë vendin të
Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për “ndryshimin e fajit” për luftën ndaj Ukrainës. Sipas mediave të huaja, ai po i përgjigjej lëvizjes së Hungarisë për të sanksionuar një komandant ukrainas, për ndërprerjen e furnizimit të saj me naftë ruse. Ai gjithashtu theksoi se
Italia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, për t’ju kundër-përgjigjur një avioni rus, i cili dyshohet se kishte shkelur hapsirën ajrore. Sipas mediave të huaja, Komanda Ajrore e NATO-s tha se dy avionë italianë F-35 u ngritën në ajër nga Estonia. Burime të NATO-s thonë se kjo është hera e tretë që avionët