Pasi BE “e leqiti” Kurtin, Bislimi e luan të urtin: Flet për të hollat që BE ia japi Kosovës

 

 

Zëvendëkryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka njoftuar për një përkrahje nga BE prej 6.87 milionë eurove, menjëherë pasi u publikua letra që nga BE nuk do t’i shkojnë më Kurtit në zyre, shkruan KFVA.

Postimi i plotë:

Tjetër përkrahje e Bashkimit Evropian, 6.87 milionë euro për Kosovën.
Përmbyllet mbështetja në kuadër kontratës së reformave sektoriale të programit IPA 2016 për Reformën e Administratës Publike, me dy disbursimet e fundit në vlerë prej 6.87 milionë euro. Në total, nga kjo kontratë Kosova ka përfituar 22 milionë euro.
Ndërkohë javën e kaluar Bashkimi Evropian disbursoi edhe mbështetjen financiare shtesë prej 7.5 milionë euro në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023).
  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…