Murati: I vetmi opsion për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit është Rashiq

 

 

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në lidhje me rrjedhën e mundshme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet sot nga ora 11:00.

Në këtë seancë pritet të zgjidhet edhe nënkryetari i 5-të, i cili duhet të jetë nga komuniteti serb

Murati ka thënë se para deputetëve janë dy opsione:

– Të zgjedhin njërin nga 9 deputetët e Listës Serbe, që nënkupton dikush i dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesi të Kuvendit, apo

– Të zgjedhin një deputet si z. Nenad Rashiq që nuk është nga Lista Serbe”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se vota e VV-së është kundër për cilindo nga Lista Serbe që “punon kundër Republikës së Kosovës”. Për këtë, Murati ka thënë se i vetmi opsion mbetet për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, Nenad Rashiq.

“Për cilin opsion janë deputetët e opozitës?” ka shkruar Murati.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…