Kurti s’e thotë asnjë fjalë para hyrjes në Kuvend, as për skandalin e Dimal Bashës e as për dorëheqjen e Liburn Aliut

 

 

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është futur në Kuvendin e Kosovës, duke mos e thënë asnjë fjalë para gazetarëve, siç ka vepruar rëndom që një kohë.

Kurti i cili ka heshtur për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar dhe punimin ku ky i fundit është bashkautor dhe flitet kundër UÇK-së, dorëheqjen e shokut të partisë –  ish ministrit Liburn Aliu, sot iku edhe vet nga deklarimet për këto zhvillime.

Ndryshe, deputetët sot pritet të votojnë për nënkryetarin serb për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit.

Më 26 gusht, ata zgjodhën kryetarin dhe katër nënkryetarë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…