by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po ndërmarrin hapa konkretë për të jetësuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, të formalizuar pesë muaj më parë me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët më 18 mars në Tiranë.
Tani, vendet po kalojnë në një fazë tjetër, duke ndërtuar një aleancë më të fortë dhe më të qëndrueshme në fushën e sigurisë.
Ministrat e Mbrojtjes të tri vendeve po angazhohen që blerja e parë e armatimit të jetë ajo e kapaciteteve mbrojtëse, përmes një marrëveshjeje të koordinuar për armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje, në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës kanë konfirmuar për RTK-në se një takim i tillë trelateral tashmë veçse është mbajtur.
“Është mbajtur takimi i përbashkët për hartimin e aktiviteteve trelaterale në kuadër të marrëveshjes, ku përfshihet edhe çështja e blerjeve të përbashkëta bazuar në kërkesat e forcave të secilit shtet. Me të përfunduar ky plan do të nënshkruhet nga secili shtet për të vazhduar më pas tutje”, konfirmoi Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.
Lidhur me këtë, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se kjo marrëveshje është tejet e mirë, duke treguar për rëndësinë e blerjes së përbashkët të armatimit.
“Kur blejnë tre shtete për njëherë, është kostoja shumë më e vogël, liferimi është shumë më i lehtë, dhe çdo prodhues i çdo armatimi ushtarak do të jetë më joshës për t’i furnizuar përnjëherë. Kur e kanë betimin edhe të NATO-s edhe të Uashingtonit, atëherë normal që prodhuesit do të jenë shumë të lumtur dhe shumë ekspeditivë në liferimin e armatimeve shumë më shpejt dhe shumë më mirë”, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së.
Duke u nisur nga rëndësia strategjike e partneritetit me SHBA-në për sigurinë dhe zhvillimin e Forcës së Kosovës, ish-koloneli i FSK-së konsideron se aleanca me SHBA-në është jetike për të ardhmen e ushtrisë.
“Krerët që e udhëheqin shtetin, cilido qoftë ai, duhet paraprakisht të kenë interesin kombëtar dhe nacional të vendit, sidomos në kuptim të mbrojtjes, sepse nëse nuk ke fuqi mbrojtëse, ti fare s’ki asgjë. Ushtria është ajo që ta mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe rendin kushtetues të saj, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse jemi në partneritet të fuqishëm me SHBA-në,” tha Afrim Veseli, ish-kolonel në FSK.
Ndërkohë, në kuadër të blerjeve dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, para dy javësh në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është bërë dorëzim-pranimi i kontingjentit të dytë prej 50 autoblindave të blera nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për FSK-në.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se të gjithë fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi vaksinimi, në përputhje me ligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse dhe udhëzimet administrative të MAShTI-t dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas IKShPK-së, kjo masë synon
Presidenti kroat Zoran Milanoviq reagoi ndaj hetimit kundër pilotit ushtarak të ushtrisë kroate J. I. (54-vjeç), i cili akuzohet nga prokuroria për spiunazh. Një deklaratë nga zyra e tij thotë se presidenti “shpreh mbështetje për të gjitha institucionet e Republikës së Kroacisë, kryesisht VSOA-n, të cilat përmes veprimeve të tyre kanë përcaktuar kryerjen
Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruar nga Korab Mushkolaj, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Deçanit. Mushkolaj kishte ushtruar ankesë ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, i cili kishte
Dje në mediat e Kosovës u shpërnda një artikull skandaloz në të cilin pretendohej se UÇK-së ishte ndihmuar duke iu siguruar asaj fonde nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare. Në këtë artikull thuhej edhe se ndihma ndaj UÇK-së nga këto grupe nuk ishte vetëm në këtë formë. Megjithatë, këto konstatime s’ishin arsyeja