Ish-gjyqtari nga Skenderaj dyshohet se i dha fund jetës

 

 

Një lajm i rëndë ka ardhur nga Skenderaj, ku një ish-gjyqtar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Burime të Gazetës bëjnë të ditur se sot, më 28 gusht rreth orës 10:30, është raportuar se Avdullah Mecini, nga fshati Klinë e Mesme, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me litar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Mecini kishte shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Skenderajt dhe ishte i njohur në komunitet për punën e tij.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…