by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ana Murganiq, serbe nga Mitrovica e Veriut, bashkë me të dashurin e saj, pilot në Ushtrinë e Kroacisë dhe pjesë e KFOR-it në Kosovë, për 30 ditë do të jenë në paraburgim.
Si të dyshuar për spiunazh, pra shpërndarjen e informacioneve sekrete për veriun e Kosovës tek Lista Serbe, të dy ranë nën prangat e autoriteteve kroate.
Por, Murganiq, doli se nuk ishte emër i panjohur. Murganiq, doli se ka qenë pjesë e UNMIK-ut, EULEX-it, ka pasur lidhje me gjyqtarë e prokurorë të këtyre misioneve, sipas raportimeve nga mediat në Kroaci.
Se ka qenë pjesë e tyre e ka konfirmuar edhe Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX. Në një përgjigje për Naconalen, EULEX-i ka thënë se janë në dijeni që një ish-punëtore e tyre, është përfshirë në një hetim.
“EULEX-i në Kosovë është në dijeni të raporteve të medias që përfshijnë një hetim kundër një ish-anëtari të Misionit EULEX. Misioni aktualisht nuk është në gjendje të komentojë më tej mbi rastin”, thuhet në përgjigje për Nacionalen.
Pra, zyrtarja e arrestuar për spiunazh te Lista Serbe, për një afat që nuk dihet tani, ka qenë pjesë e EULEX-it, dhe madje UNMIK-ut.
Mediat në Kroaci zbuluan se Murganiq ka pasur lidhje me shumë gjyqtarë e prokurorë të EULEX-it. Madje, edhe i ka shantazhuar ata. Krejt kjo për të qenë në dijeni, dhe për të ndikuar në proceset gjyqësore të EULEX-it kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“A.M punoi gjithashtu për Misionin e Bashkimit Evropian për Vendosjen e Sundimit të Ligjit në Kosovë, detyra e të cilit është të ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe policinë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit (EULEX) dhe Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNIMIK). Dyshohet se ajo kishte lidhje të ngushta me shumë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, të cilët, sipas burimeve, dyshohet se i kishte shantazhuar”, thuhet në këtë raportim.
Murganiq, ka qenë e rekrutuar në këto institucione nga shërbimet sekrete të Serbisë.
“Shërbimet serbe rekrutuan dhe inkurajuan punësimin e serbëve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë, duke i përdorur ata për të ofruar informacion dhe për të ndërhyrë në drejtësi, veçanërisht kundër anëtarëve të UÇK-së. Sipas burimeve, AM informoi vazhdimisht zyrtarët e Listës Serbe për ngjarjet në këto organizata”, thuhet më tutje.
Davor Gjenero, ekspert i politikës së jashtme dhe njohës kroat për zhvillimet e rajonit, ka thënë për Nacionalen se veprimet e tilla të Serbisë, nuk janë për t’u befasuar.
“Nuk është befasi për askënd. Kjo metodë operimi ka qenë edhe në Kroaci, asgjë e re, asgjë beafsuese. Besoj se asnjëherë nuk do të mund të dimë më shumë për këtë rast, sepse autoritet në Kroaci nuk kanë interes me publiku problemet e tyre të brendshme. Është shumë mirë që ky problem është zgjidhur, por kjo duhet të jetë alarm për të gjitha anëtaret e NATO-s që operojnë në Kosovë”, tha ai për Nacionalen.
Jozyrtarisht u raportua se kjo serbe, ka qenë pjesë edhe e disa organizatave joqeveritare në veri.
Ajo bashkë me të dashurin e saj, pilot në KFOR, kishin çuar informacione te Lista Serbe.
Të dy ishin arrestuar një herë, e më pas u liruan. Por, pasi u kapën mesazhe të reja, u arrestuan sërish.
“Edhe pse nuk ka informacion zyrtar në lidhje me detajet për të cilat akuzohen, gjë që pritet duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës, në media doli informacioni se AM, një sociologe e punësuar nga një organizatë gjermane, po mblidhte të dhëna që i dashuri i saj piloti ia kishte dhënë për vendosjen e saj në misionin e KFOR-it në Kosovë. Ajo më tej ia transmetoi ato udhëheqësve të partisë kryesore serbe në Kosovë, “Srpska lista”, e cila bashkëpunon ngushtë me Qeverinë e Republikës së Serbisë, dhe, duke hetuar telefonin celular, kjo u vërtetua edhe te një gazetar i një agjencie të njohur ndërkombëtare lajmesh. Kështu, thuhet se dyshja, nëpërmjet aplikacionit WhatsApp, shkëmbyen mesazhe me informacione konfidenciale në lidhje me lëvizjet dhe planet e forcave të KFOR-it në lidhje me situatën në veri të Kosovës, për të cilën autoritetet serbe janë veçanërisht të interesuara”, thuhet më tutje në këtë raportim.
Piloti kroat e njoftoi të dashurën lidhur me zhvillimet për rastin e Dejan Pantiq, që ishte arrestuar kohë më parë nga institucionet e Kosovës.
“Sipas informacioneve të rrjedhura, piloti dhe e dashura e tij zbuluan informacione konfidenciale në katër raste specifike. Në një nga këto raste, piloti JI i kaloi partneres së tij informacione në lidhje me veprimet e trupave të KFOR-it në Zubin Potok, një vendbanim në veri të Kosovës me shumicë popullsie serbe, i cili ishte skenë konflikti dhe tensionesh ekstreme midis serbëve atje dhe autoriteteve të Kosovës. Përveç kësaj, piloti kroat kaloi gjithashtu informacione konfidenciale në lidhje me rastin e Dejan Pantić, një ish-anëtar i policisë së Kosovës i cili u arrestua në fillim të dhjetorit 2022 me dyshimin për pjesëmarrje në sulmin ndaj zyrës së Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës. Arrestimi i Pantić çoi në një trazirë nga popullsia serbe dhe bllokimin e pikave kufitare me Serbinë”, thuhet më tutje.
Nuk dihet nëse në këtë rast, janë të përfshirë në ndonjë formë, edhe institucionet e Kosovës.
Një aeroplan luftarak F-16 i Forcave Ajrore Polake u rrëzua gjatë një fluturimi provues përpara fillimit të spektaklit ajror “Radom Air Show”. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë përgatitjeve për këtë ngjarje madhore që do të zhvillohet më 30 dhe 31 gusht në qytetin e Radomit, në jug të Varshavës. Fatkeqësisht, piloti i aeroplanit nuk
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ish-deputeti i Kuvendit, Kadri Kastrati, ka reaguar pas arrestimit në Kroaci të një shtetaseje serbe, ish-punonjëse e UNMIK-ut dhe EULEX-it, e dyshuar për spiunazh. Ai ka thënë se ky rast është shqetësues për Kosovën dhe jo për Kroacinë, pasi sipas tij, aktivitetet e saj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se Kosova ndodhet në një bllokadë të rrezikshme për shtetin dhe qytetarët. Kjo sipas tij vjen nga frika për të dal në opozitë. “Frika nga dalja në opozitë, frika nga shkuarja në zgjedhje dhe frika nga marrja e vendimeve po e mbajnë vendin të
Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për “ndryshimin e fajit” për luftën ndaj Ukrainës. Sipas mediave të huaja, ai po i përgjigjej lëvizjes së Hungarisë për të sanksionuar një komandant ukrainas, për ndërprerjen e furnizimit të saj me naftë ruse. Ai gjithashtu theksoi se