by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka mbajtur sot konferencë pas publikimit në media të një punimi të vitit 2012, ku figuron si bashkautor dhe ku janë bërë aludime se në të përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përcjell KFVA.
“Jam këtu për të treguar se nuk është hera e parë që unë si Dimal Basha e gjithashtu si Lëvizje që sulmohemi me të pavërteta nga qarqe të pacaktuara.
Është e lodhshme që shpifjet nuk kanë të ndalur dhe prandaj ndjej përgjegjësi për qytetarët të sqaroj për këto akuza të ulëta që janë ngritur ndaj meje.
Unë në vitin 2012, kohën kur kam qenë student kemi dorëzuar hulumtime për publikim.
Në atëkohë kam bërë hulumtim për cështjen e depërtimit të islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me focus Kosovën. Këtu përfundon përgjegjësia ime për këtë temë.
Edhe tema ime e diplomës që kam master, gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë. Asnjë fjalë të vetme nuk e gjeni fjalën UÇK.
Të njëjtën e thotë edhe vetë profesoresha që ka punuar në fakultetin ku kam studiuar bachelor. Dhe e cila personalisht ka dërguar një e-mail për të demantuar dhe treguar se unë kam dërguar për publikim vetëm depërtimin e islamit fundamentalist.
Këto akuza dhe lidhjet e mija me raportin e Dick Martyt janë të ulëta dhe rënduese për mua, por edhe për qytetarët.
Sa për dijeni unë kam publikuar shkrim në vitin 2010 ku kam bërë thirrje që të luftojmë këtë raport. Aty I bëj thirrje diplomacisë që të luftojë sa më shpejt ndaj këtij raporti sepse do të na kushtoi.
Unë, Dimal Basha, si kryetar Kuvendi e kam të shenjtë luftën e UÇK-së. I përulem cdokujt që ka kontribu në luftën në paqe. Dua të deklaroj në përgjegjësinë më të madhe e kombëtare se nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asgjë që do të bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë.
Për dy mandate kam bërë beteja të vazhdueshme”, deklaroi ndër të tjera Basha.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se të gjithë fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi vaksinimi, në përputhje me ligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse dhe udhëzimet administrative të MAShTI-t dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas IKShPK-së, kjo masë synon
Presidenti kroat Zoran Milanoviq reagoi ndaj hetimit kundër pilotit ushtarak të ushtrisë kroate J. I. (54-vjeç), i cili akuzohet nga prokuroria për spiunazh. Një deklaratë nga zyra e tij thotë se presidenti “shpreh mbështetje për të gjitha institucionet e Republikës së Kroacisë, kryesisht VSOA-n, të cilat përmes veprimeve të tyre kanë përcaktuar kryerjen
Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruar nga Korab Mushkolaj, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Deçanit. Mushkolaj kishte ushtruar ankesë ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, i cili kishte
Dje në mediat e Kosovës u shpërnda një artikull skandaloz në të cilin pretendohej se UÇK-së ishte ndihmuar duke iu siguruar asaj fonde nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare. Në këtë artikull thuhej edhe se ndihma ndaj UÇK-së nga këto grupe nuk ishte vetëm në këtë formë. Megjithatë, këto konstatime s’ishin arsyeja