Asambleisti në TikTok – Platformë propaganduese kundër Ramiz Lladrovcit, rasti shkon në Polici

 

 

Një faqe e re në TikTok me emrin “Asambleisti” ka nisur një fushatë propaganduese përmes videove të montuara dhe të modifikuara, me qëllim goditjen e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Videot e publikuara shfaqin fragmente të shkëputura nga konteksti, të përpunuara në mënyrë tendencioze, për të krijuar perceptim negativ tek qytetarët. Burime të gazetës bëjnë të ditur se rasti tashmë është lajmëruar edhe në Polici për shpifje dhe sulm ndaj figurës publike të Lladrovcit.

Informacione të brendshme zbulojnë se pas kësaj faqeje qëndrojnë persona të lidhur me familjarët e Demakëve, duke ngritur dyshime për një sulm të organizuar politik e personal.

Fushata në TikTok, që shitet si “zë i qytetarëve”, në fakt po përdoret si mjet manipulimi, duke shpërndarë përmbajtje të rreme dhe të njëanshme kundër një figure të njohur politike.

Ky rast hap sërish debatin mbi shpifjen, manipulimin dhe përdorimin e rrjeteve sociale për linçime publike, ndërsa pritet që organet e rendit dhe drejtësisë të trajtojnë me prioritet denoncimet e bëra.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…