AGK`ja dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve nga kryeparlamentari Basha

 

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënur fuqishëm dhe ka shprehur keqardhje që kryeparlamentari Dimal Basha e ka nisur postin e tij të ri e shumë të rëndësishëm duke sulmuar mediat.

Në një konferencë për shtyp, Basha ka deklaruar: “Prej 6 vitesh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për Listën Serbe.”

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë gjuhë të papranueshme dhe shumë të rrezikshme të zotit Basha, e cila është vazhdimësi e sulmeve, ofendimeve dhe akuzave të tij ndër vite ndaj mediave.AGK-ja e fton zotin Basha të kuptojë përgjegjësinë që e bart posti i tij i ri, si një prej udhëheqësve kryesorë të shtetit, dhe të respektojë punën e gazetarëve dhe mediave.Në vend të sulmeve, zoti Basha duhet të tregojë transparencë për të kaluarën e tij dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve e interesimit të mediave për aktivitetin, para se të bëhej kryetar”, thuhet në reagim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…