• 1 Dhjetor 2025 12:26

“Vaji n’tepsi” ia sheh hajrin Haxhiut, emërohet U.D Ministër i Drejtësisë

Gus 27, 2025

 

 

Blerim Sallahu është emëruar ushtrues detyrë së Ministrit të Drejtësisë, raporton KFVA.

Në një njoftim për media, u bë e ditur se ky vendim erdhi pasi Albulena Haxhiu u zgjodh nënkryetare e Kuvendit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.