by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka quajtur të pafalshme zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryekuvendar marrë parasysh deklaratat e tij mbi UÇK-në.
“OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
“Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tone”.
“Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë”.
Sipas tyre, kjo është njollë mbi dinjitetin e këtij institucioni dhe goditje ndaj vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës.
“Këtu lind pyetja për deputetët që e votuan këtë kandidat, përtej Lëvizjes Vetëvendosje: Si munde ta votosh dhe t’i jepni besimin një personi që vazhdimisht ka qenë kundër UÇK-së?”
“Ju përfaqësoni popullin që u çlirua pikërisht falë gjakut të UÇK-së?”
“Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti”
Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë. Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur
Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte “i paramenduar”, thotë ambasadori palestinez në OKB. “Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një sulm i paramenduar ndaj mjekëve dhe gazetarëve që mbërritën në vendngjarje pas sulmit të parë”, tha Riyad Mansour në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit dhe kujtesës historike. Në statusin e tij, Kurti e përshkruan Luftën e Kosovës si një projekt shkatërrimi dhe plaçkitjeje nga forcat serbe, me
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si sipërfaqësor në diskutime politike. Gjatë intervistës në emisionin Debat Plus, Abdixhiku ka treguar se gjatë takimeve të përbashkëta me liderët e partive politike, shpeshherë janë habitur nga niveli i ulët