by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas disa ditësh pezullim të shërbimit, Shoqata e Transportuesve në linjën Prishtinë–Podujevë ka vendosur që të ndërpresë përkohësisht grevën.
Qarkullimi i autobusëve do të rifillojë nesër (e enjte), sipas itinerarit të rregullt.
Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Beqir Mustafa, në një prononcim për IndeksOnline konfirmoi marrëveshjen e arritur me Komunën e Prishtinës.
“Greva është ndërprerë përkohësisht. Nga nesër autobusët nisen sërish sipas orarit të rregullt nga Podujeva për në Prishtinë. Kemi vendosur t’i japim mundësi marrëveshjes së arritur me komunën,” deklaroi Mustafa.
Në kuadër të marrëveshjes, kompanive u janë ri-kthyer tabelat e autobusëve dhe është bërë e ditur se gjobat do të anulohen.
“Tabelat na janë kthyer dhe jemi njoftuar që Komuna e Prishtinës ka marrë përsipër që këto gjoba do të bien poshtë,” shtoi ai.
Po ashtu, është dakorduar që autobusët të vazhdojnë qarkullimin përmes rrugës së Zagrebit, me kthim po në të njëjtën rrugë dhe pa ndalur te zona e Xhamisë së Llapit – një nga pikat kryesore të konfliktit.
“Transporti do të zhvillohet përmes rrugës së Zagrebit, drejt në stacion. Kthimi po ashtu do të bëhet në të njëjtën rrugë,” sqaroi Mustafa.
Marrëveshja parasheh edhe ndërtimin e një stacioni të ri në afërsi të shkollës “Model” dhe ndryshime në disa linja ekzistuese të qarkullimit.
“Linja 13 zhvendoset nga Prishtinë–Lluzhan–Sharban në Prishtinë–Siqevë–Sharban. Linja 12 ndryshohet nga Prishtinë–Kozaricë në Prishtinë–Barilevë–Kozaricë. Linja për Prishtinë–Teneshdoll nuk do të ndalojë më në magjistrale dhe as nuk do të zbresë udhëtarë deri në Tenezhdoll, këto zotime i kemi marrë”, ka vlerësuar tutje ai.
“Është arritur marrëveshje që të bëhet një stacion i ri tek shkolla ‘Model’. Po ashtu, linja 13 do të zhvendoset në një drejtim tjetër, ndërsa edhe për linjën Prishtinë–Teneshdoll është rënë dakord të mos ndalet në magjistrale,” theksoi Mustafa.
Kujtojmë që kjo grevë pasoi një aksion të Inspektoratit Komunal të Prishtinës, gjatë të cilit kompanive të transportit iu konfiskuan tabelat dhe u gjobitën me nga 500 euro, gjë që shkaktoi pezullim të menjëhershëm të shërbimit dhe protestë të paralajmëruar nga operatorë
Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës me një “hulumtim” skandaloz kishte përfshirë UÇK-në me botën e krimit. Basha në këtë “hulumtim” kishte pretenduar se UÇK-ja kishte rekrutuar ish të burgosur, banditë patriotë e kriminelë. Basha si bashkautor, kishte shkruar se UÇK-ja ishte financuar nga trafikuesit e drogës që në emër
Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka caktuar si ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysne Durmishin pas dorëheqjes së Liburn Aliut. Njoftimi i plotë: Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen
Blerim Sallahu është caktuar sot si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si Nënkryetare e Kuvendit. Sallahu, i cili është përzgjedhur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti për ta drejtuar një prej dikasterve më të rëndësishme, e kishte të akuzuar vëllain për veprën penale të fajdesë. Rrahim Sallahu
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot kanë filluar pagesat për aplikuesit për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore. Nagavci thotë se pagesat janë ekzekutuar për 120.425 aplikues, transmeton KFVA. “Të dashur prindër, Që kur është hapur aplikimi, më 15 gusht përmes platformës e-kosova, janë pranuar gjithsej 183.226